“Më ndihmoni”, Këlliçi në Sauk: Bashkia gjobit bizneset që takohen me mua

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 15:25 | Politikë
“Më ndihmoni”, Këlliçi në Sauk: Bashkia gjobit

Belind Këlliçi, javën e fundit të fushatës, e nisi në zonën e Saukut, ku takoi banorë dhe tregtarë të cilëve u kërkoi ndihmë, që në fletën e votimit të siglojnë emrin e tij dhe të koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Më shumë se të fliste për premtime, zgjodhi të denonconte Bashkinë e Tiranës që sipas tij gjobit bizneset e sipërmarrësve që kanë zhvilluar takime me të.”

“Bashkia u vendos gjoba bizneseve që unë takoj, ndaj dhe dua që takimet me ta t’i bëj pa kamera. Sepse kam marrë shumë denoncime që një ditë pasi janë takuar me mua kanë shkuar dhe i kanë vendosur gjobë.”

Gjatë ecjes, u njoh me shqetësimin e një qytetari, i cili u ankua se bashkia nuk i jep leje për të rregulluar çatinë e shtëpisë.

Edhe nga Sauku kërkoi përballje me Veliaj për të diskutuar për programet e tyre.

“Kam një muaj që e kërkoj në debat, të vij të përballemi.”

Këlliçi u shpreh në mbështetje të idesë për të kufizuar në vetëm dy mandate punën e një kryebashkiaku, nga tri mandate që është aktualisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos