Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Mes të arrestuarve, një ish-shef policie. Detaje të reja nga goditja e grupit kriminal në Fushë-Kuqe

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 09:50 | Kronikë

Guardia di Finanza dhe autoritetet te tjera ndërkombëtare, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë shqiptare, kanë bërë të mundur kapjen e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike.

Droga mësohet se është zbuluar nga GdF në një velierë që shkonte nga Shqipëria për në Itali. Menjëherë janë njoftuar oragnet ligjzbatuese shqiptare. Një pjesë e velierës është djegur nga autorët, ndërsa në pranga kanë rënë deri më tani 6 persona, dy prej tyre me origjinë të huaj.

Pamjet e operacionit

Pasi janë marrë në pyetje, policia ka nisur edhe një aksion në disa zona të vendit ku dyshohet se sigurohej dhe merrej lënda narkotike.

Mes të arrestuarve është edhe Arlind Ismailuka, ish-shef policie. Baza e grupit kriminal ishte në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Të arrestuarit e tjerë janë:

Të arrestuarit:

Armando Mema - 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela - 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri - 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko - 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon - 44 vjeç, banues në Ukrainë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli