Plagosi policin me thikë, arrestohet autori

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 09:42 | Kronikë
Plagosi policin me thikë, arrestohet autori

Policia ka njoftuar se pas 8 orësh ndjekjeje, është arrestuar autori i plagosjes së një efektivi policie në Himarë, mbrëmjen e djeshme.

Polici 25-vjeçar është plagosur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti. Autori është një 60-vjeçar me inicialet Th.M., i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.   

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/16/nderhyri-per-te-shuar-sherrin-plagoset-me-thike-polici-ne-himare-ne-gjendje-kritike-per-jeten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos