Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

Messi-t i mori trofeun nga duart, Nusreti injoron finalen e Botërorit të femrave për të ngrënë fiq

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 17:11 | Lifestyle

Talenti në hedhjen e kripës dhe suksesi me rrjetin e restoranteve “Salt Bae”, e ka ndihmuar kasapin e njohur turk Nusret Gokce që të pushtojë edhe finalet më të mëdha të futbollit.

Jo duke shënuar gola, por duke pozuar në fund të çdo finaleje me yjet e ekipit fitues dhe trofeun.

Festimet e “Salt Bae” me trofeun e Champions League përkrah Cristinao Ronaldos dhe Sergio Ramos janë të famshme, por ato që kanë bërë “historinë” janë festimet me Kupën e Botës në Katar.

Pasi Argjentina mposhti Francën në një nga finalet më dramatike të Botërorit në historinë e turneut, 39-vjeçari zbriti në fushë duke përqafuar Lionel Messin, që u shfaq dukshëm i frustruar nga prezenca e tij.

Kasapi turk u fotografua duke iu bashkuar festës argjentinase dhe madje arriti të “shtinte” në duar trofeun, me FIFA-n që madje njoftoi se ata po hetonin rrethanat e incidentit.

“Pas një rishikimi, FIFA ka përcaktuar se individë të caktuar fituan akses të padrejtë në fushë gjatë ceremonisë së ngritjes së trofeut në stadiumin Lusail më 18 dhjetor. Do të ndërmerren veprimet e duhura”, tha një zëdhënës i FIFA-s pas skenave me “Salt Bae”.

Pas kësaj situate në Katar, kuzhinieri duket se ka vën mend, pasi ka injoruar finalen e Botërorit të femrave mes Anglisë dhe Spanjës, në Asutrali.

Ditën që u luajt finalja, Nusret ndau një video ku shihet duke blerë fiq, në atë që duket të jetë një ishull grek, me shumë gjasë Mykonos, ku ka restorantin e tij.

Po ashtu ai ka postuar një video ku bën stërvitje intensive dhe tregon muskujt.

Ditari A2 CNN