Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, zhvilloi një takim me disa sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë.
Meta u shpreh se partia që ai drejton propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.
“Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë. Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.
Mbështetja e të rinjve për hapjen e bizneseve sociale, inkurajimi më i madh që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që shpopullimi të frenohet”, tha Meta. (A2 Televizion)