Një debat është zhvilluar në emisionin A2 Business në lidhje me ligjin e ri që synon të taksojë profesionet e lira në vendin tonë.
Për ekspertin kontabël Sotiraq Dhamo, ky ligj godet këto profesione, duke akuzuar qeverinë se ndryshoi një prej premtimeve elektorale.
Nga ana tjetër, Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në Ministrinë e Financave kundërshtoi parashtrimet e ekspertit Dhamo, teksa i cilësoi ato si të paqena.
“Argumentet e sjella nga përfaqësuesi i qeverisë janë super të përsëritura, por nuk është që të mbushin mendjen për këtë politikë. Taksa zero deri në 14 milionë lekë të qarkullimit pa TVSH është vendosur nga qeveria për qëllimet e saj. Ta dinë që qeveria ndryshoi premtimin elektoral. Mendoj se ky ligj ka një pykë përveç qëllimit që godet profesionet e lira. Avokatët, noterët, kontabilistët që investojnë në profesion dhe bëjnë biznes. Këto i nënshtrohen kontrollit nga Tatimet, nuk paguhen për leje. Tatohemi njësoj si pagë. Ligji barazon tatimin e biznesit të vogël me tatimin mbi pagat. Kjo është antikushtetutese”, tha Dhamo. (A2 Televizion)