Michel François Platini është një ish-futbollist francez, menaxher dhe administrator futbolli. Në moshën 21-vjeçare, Michel bëri debutimin e tij ndërkombëtar me Kombëtaren e Francës. I quajtur ndryshe edhe si "Le Roi" apo Mbreti, Michel Platini, me elegancën e tij brenda dhe jashtë fushës së futbollit, u shpall si lojtari më e mirë i botës në fillimin e viteve 1980, duke bërë të mundur kapërcimin e hendekut midis dy epokave të lavdishme: atë të Pelesë dhe Diego Maradonës.
Momenti më i mirë për Platinin si pjesë e kombëtares franceze ishte Kampionati Evropian në vitin 1984, kur Franca e fitoi titullin e parë, më të madhin ndonjëherë.
Platini ka fituar 3 herë Topin e Artë si futbollist i vitit në Evropë dhe ka shënuar 41 gola në 72 ndeshje për Kombëtaren Franceze. Ai gjithashtu mbajti postet e kryetarit të Komitetit Teknik dhe të Zhvillimit të FIFA-s, si dhe nënkryetarit të Federatës Franceze të Futbollit.
Në vitin 2007, ai u bë ish-futbollisti i parë që u zgjodh si President i UEFA-s. Në vitin 2015, ndërsa ende mbante këtë post, atij iu ndalua pjesëmarrja në administratën e futbollit, nga Komiteti i Etikës i FIFA-s, për konflikt interesi. (A2 Televizion)