Minatori hero hap derën e shtëpisë së tij të re për familjen e të mbijetuarve nga tërmeti

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 11:07 | Bota

Mustafa Keten nga Amasya, një nga minatorët heroikë që shpëtoi dhjetëra jetë në tërmetet e 6 shkurtit që tronditën Turqinë, hapi derën e shtëpisë së tij të sapoblerë për një familje të mbijetuar nga tërmeti nga Hataj.

Gülcihan Yuksel, me bashkëshortin e saj polic dhe 3 fëmijët, pas tërmetit që shkaktoi shkatërrime të mëdha dhe humbje të më shumë se 46 mijë jetëve në 11 provinca me qendër në Kahramanmaraş, erdhi në rrethin Suluova të Amasya, ku jetojnë të afërmit e saj.

Ata jetojnë në një shtëpi njëkatëshe në fshat. Gülcihan Yuksel, e prekur nga gjesti i Keten dhe familjes së saj, e cila jeton në një shtëpi njëkatëshe në fshatin Kerimoglu

40-vjeçari Keten, i cili vendosi familjen e të mbijetuarve nga fatkeqësia në shtëpinë e tij të re, të cilën e bleu me paratë e kursyera nga të ardhurat e tij në minierën ku punoi për 16 vjet, tha se kurrsesi nuk mund t’i merrte qira disa njerëzve në nevojë.

https://a2news.com/2023/03/03/dikush-me-levizte-naten-degjova-nje-boom-te-madh-rrefehet-mes-lotesh-i-mbijetuari-nga-termeti/
https://a2news.com/2023/02/21/femijet-e-mbijetuar-nga-termeti-vizatojne-endrrat-e-tyre-ne-cadra/
https://a2news.com/2023/03/01/deputetja-hyn-me-kepuce-ne-shtepine-e-te-mbijetuarve-nga-termeti-kryqezohet-nga-rrjeti/
https://a2news.com/2023/03/07/23-persona-vdiqen-ne-pallatin-e-shembur-i-vetmi-i-mbijetuar-me-shpetoi-filmi/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi