Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi në mbledhjen e sotme komandimin e 6 këshilltareve pranë KLP-së.
Të përzgjedhurit janë Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se kreu i KLP është shprehur se prokurorët e komanduar pranë KLP, nuk duhet të cenojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë së prokurorive nga ku po vijnë.
Në vijim te punimeve është miratuar me 7 vota pro dhe 4 kundër caktimi i Ardjan Nezhës në Prokurorinë e Pukës.
Altin Dumani është caktuar përkohësisht drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda. Po me shumicë votash, Rozeta Qirjaqi është caktuar drejtuese e Prokurorisë së Apelit Korçë.
Vendimi vjen vetëm një ditë pas mbylljes së afateve ligjore të aplikimeve për SPAK. (A2 Televizion)