Mjekët i thanë se nuk do të ecte më kurrë, por sot i ka surprizuar të gjithë

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 12:54 | Lifestyle

Mike Newman, 30 vjeç nga Hampshire, pësoi një goditje të rëndë fizike dhe psikologjike 4 vjet më parë kur u aksidentua me biçikletë. Ai theu një rruazë të shtyllës kurrizore, theu legenin, ndërsa pati dëmtim edhe të mëlçisë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital me helikopter dhe kaloi pothuajse 6 muaj i shtruar. Megjithatë, një deklaratë e mjekëve e bëri atë të ndryshojë totalisht dhe të krijojë një besim dhe kurajë në veten e tij.

Tashmë, gati 4 vjet nga aksidenti i rëndë, Mike Newman ka kaluar të gjitha problemet fizike, madje ai po punon si trajner personal. “Ndoshta kurrë nuk do të kthehem në 100 për qind, por tashmë kam arritur shumë larg gjendjes së rëndë në të cilën ndodhesha dhe për këtë jam krenar”, është shprehur Mike Newman.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi