Mjekët shqiptarë mbërrijnë në Itali, Meta: Ky solidaritet do forcojë më shumë marrëdhëniet

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 20:10 | Aktualitet
Mjekët shqiptarë mbërrijnë në Itali, Meta: Ky

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë për të shkuar të ndihmojnë në rajonin e prekur nga pandemia në Itali.

Kreu i Shtetit ka publikuar një video në Facebook ku shfaqet ministri i Jashtëm italian, Di Maio duke pritur ekipin e mjekëve shqiptarë.

“Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë”, shkruan presidenti Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos