Moti i keq “bën namin” në Itali, raportohen viktima, mbyllen shkollat

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 07:58 | Bota

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë rajonin e Romagna-s në Itali dhe që është shoqëruar me përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dherash.

Viktimat janë dy të moshuar që jetonin në Forli pranë lumit Montone, një prej të cilëve u mbyt në katin e parë të banesës ku jetonte.

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë me masa për të parandaluar që të ketë një bilanc më të rëndë viktimash apo dëmesh.

Komuna e Bolognas bën me dije se në shumë zona është ndërprerë qarkullimi i mjeteve, ndërsa janë mbyllur shkollat, si dhe u pezullua transporti hekurudhor.

Zjarrfikësit dhe policia po iu përgjigjen telefonatave të banorëve për ndihmë dhe në disa raste është nevojitur dhe helikopteri për evakuimin e personave të bllokuar mbi çatitë e banesave të përmbytura.

Situata më e rënduar raportohet në Forli, Cezena dhe Faenca, ku kryebashkiaku i kësaj të fundit iu kërkon qytetarëve që të lajmërojnë autoritetet nëse kanë të afërm me të cilët nuk lidhen dot.

https://a2news.com/2023/05/16/moti-i-keq-mberthen-italine-permbytje-dhe-qindra-te-evakuuar/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani