Dy persona, një burrë dhe një grua humbën jetën në Spanjë, si pasojë e një shpërthimi të shkaktuar nga një sasi e konsiderueshme lënde plasëse.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Orios në zonën baske, teksa një person i tretë ka mbetur i lënduar rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit që sipas autoriteteve u shkaktua nga një mjet i shpërthyer artizanal.
Ndërkohë që gazeta “Noticias de Gipuzkoa”, raporton se nuk përjashtohet nga pistat e hetimit as ajo e ndonjë akti terrorist. (A2 Televizion)