Moti i keq me erë të fortë, pezullohet lundrimi nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 09:51 | Aktualitet
Moti i keq me erë të fortë, pezullohet lundrimi  nga Durrësi

Shqipëria është zgjuar nga reshje të dendura të shiut dhe një erë e fortë. Nisur nga këto kushte atmosferike, kapiteneria e Vlorë ka njoftuar se është ndaluar dalja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese.

Kjo masë ndaluese ka hyrë në fuqi që sot në orën 08:00 dhe do të jetë në zbatim të paktën deri në orën 16:00 të së nesërmes, ku pritet të ketë një përmirësim të motit.

Ndërkohë janë anuluar lundrimet mbrëmë nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

"Në datën 16-17 Maj 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar nga ora 8:00 e datës 16 Maj, Era do të jetë në drejtim Jug-Jug-Lindje në forcën e detit deri  7 bft me shpejtësi ere deri 15 -25 m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00 -2.50 m

Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar  për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17  Maj 2023 ora16:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese". (A2 Televizion)

Njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme Detare

A2 CNN Livestream

Latest Videos