Zjarr në një shkollë në Fratar, tymi “pushton” zonën

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 16:32 | Aktualitet
Zjarr në një shkollë në Fratar, tymi “pushton”

Një shkollë në Fratar në Fier është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, e ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet aksidentale.

“Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën "Hajredin Fratari" në fshatin Fratar ka rënë zjarr. Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi