Mrekullitë e natyrës, fotografitë fituese në konkursin "Peizazhi më i mirë"

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 10:59 | Fotolajme

Rreth 10.700 fotografi u dorëzuan në konkursin e këtij viti për “Peizazhin më të mirë”. Aplikimet erdhën nga 55 vende të botës dhe u realizuan nga 1179 fotografë. Ata u vlerësuan nga një panel prej 8 ekspertësh dhe fotografësh, të cilët dhanë çmime të ndryshme për disa kategori.

Çmimi kryesor shkoi për amerikanin Brent Clark, i cili shkrepi nga një kanion imazhin mbresëlënës të shkretëtirës amerikane në Utah. Ndërsa fotografitë ku fiksohet llava që ngrihet nga një vullkan në gadishullin Reykjanes, Islandë, si dhe hijet e majave të një akullnaje në Yukon, Kanada, ishin fitueset e çmimit të dytë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos