Ndërron jetë 62-vjeçari, viktima e 45-të nga koronavirusi në Shqipëri

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 15:36 | Aktualitet
Ndërron jetë 62-vjeçari, viktima e 45-të nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë nga koronavirusi, pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

“Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, me gjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos