Ndërtimi i hidrocentralit, Meta: Të ndalohet diga në Vjosë, të shpallet park kombëtar

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 11:03 | Aktualitet
Ndërtimi i hidrocentralit, Meta: Të ndalohet diga në Vjosë,

Presidenti Ilir Meta i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ndërtimi i HEC-eve në lumin Vjosa.

Nga konferenca "E ardhmja e lumit Vjosa", kreu i shtetit tha se shumica e këtyre koncesioneve firmosen në mënyrë të nxituar dhe për interesa të koncesionarit. 

“Ndërtimi i HEC-eve në shkallë të gjerë dhe aktiviteteve të tjera ndërtuese jomiqësore brenda zonave të mbrojtura nuk mund të jetë një rrugë e blertë dhe e qëndrueshme për të ardhmen e vendit. Shpesh herë ato përgatiten në tavolinë, në mënyrë të nxituar, me shumë pak punë konkrete në terren dhe shumë papërgjegjshmëri miratohet ajo që kërkon qeveria dhe koncensionari.

Këto janë disa nga arsyet që më shtynë të organizoj këtë takim mbi të ardhmen e lumit Vjosë, ndërtim digash ose park kombëtar duke nxitur një debat mes shkencës dhe politikbërjes. Personalisht unë do të mbështesja ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen park kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos