Në gjendje të rënduar shëndetësore, naftëtaret e Ballshit në ditën e pestë të grevës së urisë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 12:40 | Ekonomi
Në gjendje të rënduar shëndetësore, naftëtaret e

Gratë naftëtare të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh janë futur në ditën e pestë të grevës së urisë, me shpresën për të tërhequr vëmendjen e institucioneve shtetërore për kërkesat e tyre ekonomike për pagat e prapambetura.

Përveç stafeve mjekësore që konstatojnë rëndimin e gjendjes shëndetësore të grave, askush tjetër nuk i ka kontaktuar.

Nga ana tjetër grevistet mbeten të vendosura në vazhdimin e grevës deri në plotësimin e kërkesave jetike për to. Grevistët e tjerë që i mbështesin jashtë ambienteve të grevës, i kanë bërë sërish thirrje kryeministrit Rama që t'i japë zgjidhje kërkesave të tyre.

Prej disa javësh, në fillim një përfaqësi e burrave dhe tani gratë naftëtare të uzinës së Ballshit zhvillojnë grevë urie për të marrë rrogat e prapambetura të cilat i kanë fituar edhe me gjyq. Por askush nuk po u jep zgjidhje kërkesave të tyre.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024