Pas vdekjes së saj vitin e kaluar, familja mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar festoi marrëdhënien thellësisht personale të mbretëreshës së ndjerë me Forcat e Armatosura, duke e përshkruar atë si një nga lidhjet më të jashtëzakonshme me brezin e kohës së luftës.
Mbretëresha ishte vajza, gruaja dhe nëna e oficerit të marinës, natyrisht. Edhe nipërit e saj kanë shërbyer në Forcat e Armatosura.
E njëjta gjë vlen edhe për familjet e tjera mbretërore. Në fundjavë, pamë fotot e para të Princeshës Leonor, trashëgimtares së fronit spanjoll, me uniformë teksa ajo filloi stërvitjen ushtarake para se të trashëgojë fronin nga babai i saj.
Por jo vetëm ato, pasi edhe Kate Middleton dhe princesha të tjera kanë pozuar me veshje kamuflazhi.
Në këtë fotogaleri ne i hedhim një sy femrave të familjeve mbretërore, të cilat kanë veshur uniforma ushtarake, qoftë në detyra zyrtare apo edhe për të mbrojtur kombin. (A2 Televizion)