Nis “Vettingu” për kancelarët e prokurorive

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 17:03 | Aktualitet
Nis “Vettingu” për kancelarët e prokurorive

Në mbledhjen e kësaj të premteje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mes të tjerash, Këshill paraqiti raportin për ecurinë e procesit të verifikimit të figurës pasurisë si dhe plotësimin e kushteve dhe procedurave të parashikuara nga ligji, për kancelarët në detyrë në sistemin prokurorial si dhe për kandidatët për inspektor në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Po në këtë mbledhje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi deklarimin e mbarimit të statusit, për shkak dorëheqje, të magjistratit Nezir Gjoka, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos