Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Njihuni me një nga gjyshet më të reja në botë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 14:23 | Lifestyle

Një modele britanike që është e njohur në OnlyFans tashmë njihet edhe si një prej gjysheve më të reja në botë, pasi vajza e saj 17-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë.

Në moshën 34-vjeçare Rachel McIntyre mirëpriti nipin e saj të parë në fund të korrikut dhe kur ndau lajmin e gëzuar në rrjetet sociale, komentuesit i thanë se dukej shumë e re për të qenë gjyshe.

34-vjeçarja mbeti shtatzënë për herë të parë kur ishte vetëm 15 vjeç dhe shprehet se ka disa rezerva si një gjyshe e re, sepse siç thotë ajo e di se sa e vështirë është të jesh një nënë e re dhe me kohë të plotë.

Vajza ime sapo ka mbushur 18 vjeç dhe u trondita shumë kur mora vesh se ajo ishte shtatzënë. Por sapo erdhi në jetë fëmija u emocionova. Njerëzit as nuk besojnë se jam nëna e vajzës sime. Më shikojnë të tronditur kur ja u them. Kur u tregoj se jam edhe gjyshe, është edhe më tronditëse. Gjithmonë më kërkojnë ID kur hyj në klube sepse dukem shumë e re. Është e bezdisshme, por e marr si kompliment”, tha ajo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi