“Not'te da Oscar”, muzika e filmave të Hollivudit jehon në skenën tonë operistike

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 16:42 | Aktualitet
“Not'te da Oscar”, muzika e filmave të Hollivudit jehon

Nga kolona zonore e Supermenit e deri te ajo e heronjve si Harry Potter apo filmave Star Ëars, koncerti simfonik mbrëmjen e 10 janarit në Teatrin e Operas dhe Baletit premton një natë mbushur me tinguj që jetën artistike e kanë me filmat hollivudianë më të njohur në botë.

John Williams ka fituar disa çmime Oscar për muzikën e krijuar posaçërisht për filmat. Disa prej tyre do të jenë pjesë e këtij koncerti që përmbledh të gjitha ngjyrat e krijimtarisë së kësaj muzikë që shpeshherë në shkolla e konservatorë muzikorë është quajtur dytësore, por që në fakt janë e kundërta. Është muzika e krijuar nga John Ëillams ajo që përbashkon artistë italianë dhe shqiptarë në Teatrin e Operas dhe Baletit, sepse dirigjentit Giovani Pompeo i bashkohet si solist në violinë edhe Ettore Pelegrin, teksa mes instrumentistëve shqiptarë në orkestër dallon edhe një grup të rinjsh italianë që kanë mbërritur në Tiranë për të interpretuar pikërisht këtë mbrëmje ku klasikja, modernia dhe epikja bëhen bashkë.

Dirigjent Shnilder List ka një muzikë tejet specifike si film. Dhe nuk është aspak e vërtetë që John Williams i ka thuajse në të njëjtën linjë krijimtarinë. Jo, ju do të mund të dëgjoni sot se Shnilder List është një muzikë aspak e ngjashme me Indiana johns dhe aq më pak me atë që ai krijoi për Harry Potter apo Piratët e Karaibeve. Koncerti simfonik që është edhe i pari i këtij viti do të mbahet vetëm mbrëmjen e 10 janarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos