Kërkuesit nga Universiteti i Helsinkit në Finlandë kanë publikuar rezultatet e një studimi në fokus të të cilit ishte identifikimi i racës më të zgjuar të qenve në botë.
Në kuadër të këtij studimi, shkencëtarët testuan qen në dhjetë ushtrime të ndryshme aftësish.
Renditja përfundimtare lidhet me aftësitë dhe karakteristikat e origjinës gjenetike të kafshëve të monitoruara nga kërkuesit.
Pastori belg, i cili shpesh trajnohet për të punuar me policët, rezulton që të ketë pasur performancë më të mirë inteligjence dhe njohëse, duke siguruar 35 nga 39 pikë.
Listën e plotë me 13 racat më të zgjuara të qenve në botë mund ta shihni në foto-galerinë më sipër. (A2 Televizion)