Nuk kanë as kosh, Lunxhëria është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 14:15 | Sociale
Nuk kanë as kosh, Lunxhëria është kthyer në një

E  veçanta e Nokovitëve, duket se është sfumuar nga lënia në harresë nga institucionet lokale. Zona e Lunxhërisë në Gjirokastër ka potenciale reale për të qenë një zonë turistike, por lënia në harresë po e kthen në një grumbull mbetjesh.

Banorët kanë sajuar ku të mundin vende për hedhjen e mbeturinave edhe pse e dinë që po dëmtojnë jo vetëm zonën, por rrezikojnë edhe shëndetin e tyre.

“Nuk merret vesh, tek ura, këtej, andej, nuk është një vend i mbyllur. Nuk ka kazanë mbeturinash në fshat”, thotë një nga banorët.

“Kemi bërë kërkesë që të sjellin 2-3 kazanë dhe të transportohen një herë në javë, këtu hidhen vend e pa vend se nuk ka kazanë”, thotë një tjetër.

“Mbeturinat hidhen pas shtëpisë sime, nuk ka patur asnjëherë kosha”, vijon një tjetër banor.

Banorët nuk kanë më as shpresë se zëri i tyre do të dëgjohet ndonjëherë.

“Kujt t’i ankohemi, i jam ankuar atij të këshillit, kryeplakut të fshatit. Kush ia vë veshin? Vari bidonat thotë ai”, shprehet një nga banorët.

Të pyetur nga A2 CNN përfaqësuesit e bashkisë nën zë pranojnë situatën por nuk japin asnjë zgjidhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos