“Opozita shqiptare duhet të merret me politikë dhe jo kush është i rusëve dhe kush i amerikanëve”

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 21:06 | Politikë
“Opozita shqiptare duhet të merret me politikë dhe jo kush

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin nga ku përsëriti thirrjen që opozita duhet të lerë pas të kaluarën dhe debatet e brendshme dhe të fokusohet te politika.

Sipas Shehit, opozita ka humbur dy vjet për çështjen e vulës, ndërkohë që krijimin e një poli të tretë që të jetë i hapur për të djathtë e të majtë e sheh si zgjidhje për tejkalimin e situatës në të cilën ndodhet vendi.

“Unë them që opozita ka humbur dy vjet duke u marrë se kush do jetë kryetari. Njëherë një kryetar, pastaj dolën dy. Ne nuk mund të vazhdojmë më të merremi me këtë punë. Opozita duhet t’i rikthehet politikës. Rikthimi në politikë do të thotë që të mos merremi më vazhdimisht me vulën, me kush ka vulën, kush ka zyrat, kush është i amerikanëve dhe kush është i rusëve. Kusht i domosdoshëm që të ketë njerëz nga e majta dhe e djathta se ndryshe nuk bëhesh kurrë shumicë. Unë gjykoj që një aleancë progresiste përfshin brenda të majtë që do të ndryshojë që është e pakënaqur me Ramën, me korrupsionin në Shqipëri. Unë jam i idesë të rindërtojmë shtetin”, tha Shehi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos