Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

OSBE kritikon planin për regjistrimin e mediave online

Nga A2 CNN
18 Tetor 2018, 09:30 | Aktualitet
Harlem Desir, përfaqësuesi i OSBE për lirinë e mediave

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka shprehur shqetësim mbi njoftimin e qeverisë shqiptare për ngritjen e një sistemi të ri për regjistrimin e mediave online.

Harlem Desir, përfaqësuesi i OSBE për lirin e mediave, kritikoi urdhrin e lëshuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ndaj 44 katër faqeve në internet, ku i jepej 72 orë kohë për t’u regjistruar në QKR, përndryshe do të mbylleshin.

Desir tha se e kuptonte që kjo lëvizje bëhej për shkak të shqetësimeve në rritje për shpifjen online, por shtoi se një praktikë e tillë “mund të kufizojë seriozisht aksesin në disa burime të ndryshme informacioni si dhe do të gërryejë lirinë e shprehjes dhe informacionit online”.

Ai i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të rishikonin vendimin e tyre dhe të merrnin në konsideratë zbatimin e masave alternative për luftimin e shpifjes online.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi