Parashikimi i motit: 23 shtator 2021

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 23:09 | Moti
Parashikimi i motit: 23 shtator 2021

Mëngjesi do të mbetet i freskët dhe i kthjellët. Edhe pjesa tjetër e ditës do vijojë kryesisht me mot të kthjellët, me vranësira kalimtare në veri dhe zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes duke zbritur në 7°C, ndërsa mesdita sjell rritje të lehtë në qendër dhe jug, ku maksimumi ngjitet në 29°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare nga drejtimi verior, por deri e fortë në bregdet ku dallgëzimi mbetet 3-4 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos