Atentati në Bruksel, ka bërë që edhe Franca të jetë në gatishmëri maksimale, nga rreziku i sulmeve terroriste. Mbrëmjen e kësaj të marte “gjelat” do të luajnë në qytetin e Lilës miqësoren me Skocinë. Pas skenave tronditëse të vrasjes së dy tifozëve suedeze, autoritetet franceze vendosën të forcojnë masat e kontrollit në kufi me Belgjikën. (A2 Televizion)