Luhatjet e këmbimit valutor, Euro këmbehet për 105.81 lekë, rritje anemike për valutat e tjera

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 17:37 | Aktualitet

Një rritje anemike, euro vijon luhatjet përballë monedhës vendase në tregun e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane tregtohet për 105.81 lekë ose 0.07 pikë më shumë se një ditë më parë. Në shitje euro po këmbehet me 106.2 lekë, ndërsa po blihet me 105.39 lekë. E njëjta situatë paraqitet për dollarin kanadez, australian dhe frangën zvicerane, ndërsa dollari amerikan e paundi britanik kanë shfaqur tendenca rënëse.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani