Projektligji për pensionet private ka marrë “dritën jeshile” edhe në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Nisma ligjore e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare synon që t’i shtojë një kolonë të tretë sistemit aktual. Nga vetëm shtetëror dhe privat, skema do të përmbajë edhe pensionin e detyruar, një kombinim mes shtetit dhe privatit. Sipas parashikimeve në relacionin e projekt-ligjit, kjo do të thotë që një shqiptar në marrëdhënie pune, mund të marrë tre pagesa. Përveç sigurimeve shoqërore të mbuluara nga punëdhënësi, ai paguan gjysmën e kuotës së parave të përcaktuar në skemën e pensionit privat të detyruar, përfshirë edhe sistemin vullnetar, në moshën e daljes në pension. (A2 Televizion)