Mijëra bolivianë dolën në rrugë për të shënuar traditën shekullore të përtypjes së gjetheve të coca-s, si pjesë e festimeve të Akulikut që tregon lidhjen e vendit me këtë bimë çudibërëse.
Në Bolivi, gjethet e coca-s përdoren për shumë sëmundje të ndryshme, madje dhe si stimulantë me efekte të lehta.
Në festivalin e Akulikut që u mbajt këtë vit në La Paz, bima erdhi dhe në formën e një pije energjike dhe sapuni.
Coca konsiderohet si përbërësi kryesor për kokainën. Gjethja u shpall e paligjshme në konventën e vitit 1961 të Kombeve të Bashkuara kundër Drogës, së bashku me kokainën, heroinën, opiumin, morfinën dhe drogat e tjera kimike.
Por presidenti i Bolivisë, Luis Arce dëshiron të heqë bimën nga lista e konventës së vitit 1961. Ai u bëri thirrje vendeve të rajonit që t'i bashkohen La Pazit në këtë fushatë. (A2 Televizion)