Përplasja rinis nga Kushtetuesja, mandati i Olta Xhaçkës dhe Butrinti pranohen nga gjykata

Nga A2 CNN
3 Janar 2023, 11:34 | Politikë
Përplasja rinis nga Kushtetuesja, mandati i Olta Xhaçkës dhe

Gjykata Kushtetuese do të nisë punën e saj për këtë vit të ri me ankimimet e bëra nga opozita. Trupa kushtetuese ka pranuar paditë e një pasnjëshme të bërë nga deputetët demokratë për legjitimitetin e mandatit të Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Për mandatin e Ministres së Jashtme, Gjykata ka caktuar datën 18 janar kur do të shqyrtojë kërkesën që kërkon të rrëzojë votat e mazhorancës nëpërmjet të cilës legjitimiteti i Ministres Xhaçka nuk shkoi për shqyrtim në Kushtetuese. Kësisoj, Gjykata do të duhet të vendosë nëse kartonët e PS-së kanë qenë kushtetues apo jo.

Padia tjetër është për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit nuk ka një datë fikse se kur do të shqyrtohet, por lajmin për pranimin e saj e dha deputetja Ina Zhupa e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi si një lajm të mirë për vitin 2023.

Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton të gjitha palët të çojnë argumentet dhe prova brenda datës 23 Janar 2023. Më pas do të zhvillohet seance plenare publike! Gjykata Kushtetuese do të rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka! Butrinti do të fitojë!

Ina Zhupa në Facebook

Vetë Kuvend vijon pushimet dhe punën duket se do ta nisë nga dyert e Gjykatës Kushtetuese ku do të duhet të mbrojë vendimet e marra. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/14/pd-padit-ne-gjykate-kushtetuese-koncesionin-e-butrintit-kerkojme-shfuqizimin-e-ligjit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos