Pa u mbushur një vit nga vrasja e 32-vjeçarit Emiljano Boçi dhe plagosjes së shokut të tij, Melvin Disha, policia e Tiranës thotë se ka arrestuar autorin e dyshuar.
Ai është 30-vjeçari Hektor (tori) Xheçuka, nga Burreli, i cili prej nëntorit të vitit të kaluar qëndronte tek një biznesmen në Kamzë, duke iu fshehur policisë. Dyshimet janë se Xheçuka mund të jetë vrasës me pagesë, ndaj grupi hetimor po verifikon pjesëmarrjen e tij në disa ngjarje të rënda. Të tjera dyshime e implikojnë Xheçukën si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, ndonëse nuk ka akuzë zyrtare.
Vrasja e Boçit ndodhi më 14 janar të vitit të kaluar, në lagjen e 21 dhjetorit, ku mbeti i plagosur edhe 27-vjeçari Disha. të dy u gjetën të gjakosur brenda një makine. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por mendohet se prishja e pazareve është një prej pistave kryesore. (A2 Televizion)