Pse shkurtohemi kur rritemi? Si mund ta parandalojmë?

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 19:56 | Aktualitet
Pse shkurtohemi kur rritemi? Si mund ta parandalojmë?

Janë disa faktorë që mund të na çojnë në një qëndrim të gabuar, megjithatë një pjesë të përgjegjësisë ka edhe mosha e vjetër. Me pak fjalë, me kalimin e moshës priremi të përkulemi më shumë dhe të humbasim disa centimetra nga gjatësia jonë.

Pse po ndodh kjo? Një shpjegim është fakti që disqet ndërvertebrale humbasin natyrshëm elasticitetin e tyre dhe hidratimin e duhur me kalimin e kohës. Lëngu i tyre zvogëlohet, duke bërë që ato të bëhen më të brishta dhe të zvogëlohet hapësira midis rruazave. Prandaj, edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, qëndrimi i trupit ndryshon.

Centimetrat “humben” duke nisur nga mosha 30 vjeçare. Pastaj ne fillojmë të humbasim rreth 1.5 centimetra në dekadë, sipas Universitetit Mjekësor të Karolinës së Jugut. Megjithatë, nuk ka gjasa t'i vini re këto ndryshime graduale deri në të 70-at, kur kjo humbje e gjatësisë bëhet më e dukshme.

Megjithatë, sado normale të jenë ndryshimet në qëndrimin e trupit, ne mund t'i vonojmë apo edhe t'i ndalojmë duke zbatuar këshillat e mëposhtme.

Filloni stërvitjen
 Për të përmirësuar qëndrimin, duhet të forcojmë muskujt e trupit. Në këtë mënyrë, trupi do të mbajë qëndrimin e tij në formë. Sigurisht që nuk po flasim vetëm për barkun, por edhe për muskujt e shpinës.  

Ushqime të balancuara
Në arritjen e qëndrimit më të mirë, rol kyç luan edhe ushqimi. Në veçanti, marrja e duhur e proteinave është çelësi për mirëmbajtjen dhe rigjenerimin e indeve të muskujve. Një përbërës kyç janë edhe karbohidratet e mira, si drithërat, të cilat i japin trupit energji për të qëndruar i fortë.

Kujdesuni për shëndetin e kockave
Osteoporoza kërcënon gjithashtu qëndrimin e mirë, dhe një mënyrë për ta trajtuar atë është përmes ushtrimeve të shpeshta, si dhe vitaminës D dhe kalciumit.

Shmangni duhanin dhe lëvizni sa më shumë që të mundeni
Pirja e duhanit, përveç efekteve të tjera të dëmshme, ndikon në qarkullimin e gjakut në kocka dhe muskuj, prandaj duhet ta shmangni. Nga ana tjetër, edhe nëse nuk keni kohë, ilaçi më i mirë nga të gjithë është lëvizja. Përpara se të dilni në rrugë, sigurohuni që të qëndroni në këmbë për një minutë çdo orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos