Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 15:50 | Aktualitet
Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë çmimet e reja të karburanteve.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës, 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës, 212 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 200 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit, 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

“Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 1.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 961, + 32 nga data 31.10.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1057, - 31 nga data 31.10.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një rritje të lehtë në 119.27 ( +0.02 nga data 31.10.2022).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos