Mirasi në bashkinë e Devollit njihet për kultivimin e qepës në juglindje të vendit, por fermerët e zonës nuk po arrijnë më të shesin produktin që i ka bërë të njohur.
Çmimi i ulët ka bërë që fermerët të mos kenë interes për ta shitur, duke e magazinuar në ambiente të ndryshme me shpresën se do të arrijnë të shesin diçka sa për të nxjerrë shpenzimet.
Ndërsa secili në mënyrë individuale përpiqet më kot të shesë produktet e tij, fermerët e zonës duket se janë të painformuar mbi format e organizmit që mund të shisnin produktet e tyre. Ata dinë vetëm që dikur në këtë mënyrë arrinin të mbanin familjet, ndërsa tani nuk munden më.
E derisa pushteti lokal do të nisë të funksionojë të paktën duke informuar dhe orientuar fermerët, këta të fundit secili sipas mënyrës së tij do vijojnë të përpiqen se mos shesin diçka. (A2 Televizion)