Sondazh: Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
  • Famije 78%
  • Restorant/bare 7%
  • Jashtë vendit 15%

Pushuesi 60-vjeçar rrezikon mbytjen në Tale, shkak moti i keq, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 12:25 | Kronikë
Pushuesi 60-vjeçar rrezikon mbytjen në Tale, shkak moti i keq,

Një pushues 60-vjeçar ka rrezikuar mbytjen në plazhin e Tales në Lezhë, për shkak të dallgëve të mëdha të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë zonën në dy ditët e fundit.

Mësohet se ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Prej ditës së shtunë, rajoni i Lezhës është përfshirë nga moti i keq, duke bërë që pushuesit dhe turistët të braktisin plazhin, për shkak të detit të trazuar me dallgëzim të lartë.

Ditari A2 CNN