
Pasi mori besimin e 77 deputetëve në Kuvend, qeveria e re “Rama 3” është betuar edhe te Presidenti Ilir Meta, i cili më herët kishte dekretuar kabinetin e ri qeveritar.
Në mbledhje, kryeministri Rama e ka njohur menjëherë kabinetin e ri me Kodin Etik që duhet të respektojnë ministrat, por edhe zëvendësit e tyre, duke përfshirë edhe ndalimin e udhëtimeve të luksit apo dhuratat.
“Në kod nuk shkruhet që asnjë anëtar i qeverisë nuk mund të fluturojë me “business class” jashtë shtetit. As edhe që të drekojnë, përveç për festa familjare, apo drekat edhe darkat janë për arsye pune. Dy të parat për udhëtimet dhe pushimet përgjithësisht janë zbatuar. Kjo ka ndryshuar më parë që anëtarët e qeverisë udhëtonin si biznesmenë apo shulleheshin në plazhet e botës. Një ministër nuk mund të pranojë bileta udhëtimi nga kompani private për bashkëshortin. E njëjta gjë vlen edhe për veturat e qarkullimit në rrugë. Po njësoj edhe ndalimi i makinës së ministrit nga familjarët në mungesë të tij. Ndalimi në kafene dhe lokale në ditët e punës”, tha kryeministri.
Pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Rama pritet të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku do të marrë pjesë në sesionin e 76 të Asamblesë së OKB-së që do të mbahet në Nju-Jork e do të zgjasë deri më 27 tetor.
Kabineti i ri qeveritar
- Zoti Edi Rama- Kryeministër;
- Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
- Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
- Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
- Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
- Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
- Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
- Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
- Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
- Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
- Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
- Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
- Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
- Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
- Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Në përditësim... (A2 Televizion)