Një tërmet prej 4.4 shkallësh të Rihterit u regjistrua më 3 prill afër Nikshiqit në Mal të Zi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Sipas mediave të huaja, epiqendra e tërmetit ishte 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Dridhjet e tokës u regjistruan në orën 10:40 të së mërkurës. Disa persona kanë shkruar në rrjetet sociale se kanë ndier dridhje të tokës në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.
EMCS-ja tha se epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në verilindje të Bileças në Bosnje dhe 80 kilometra në juglindje të Mostarit.
Zona përreth komunës së Nikshiqit, qytetit të dytë më të madh në Mal të Zi që ndodhet në perëndim të shtetit, po ashtu u godit të martën në mbrëmje nga një tërmet prej 4.3 ballësh. (A2 Televizion)