Dhunë gjatë natës në Athinë, persona të panjohur sulmojnë policinë, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 09:33 | Ballkani

Dhunë gjatë natës në Athinë, persona të panjohur

Të paktën 3 efektivë policie mbetën të lënduar, ndërsa 9 persona u arrestuan si pasojë e një nate të dhunshme në kryeqytetin grek.

Persona ende të paidentifikuar dhe të maskuar u përplasën me policinë, pak pas mesnate në kryqëzimin Themistokleous me Metaxas, duke hedhur ndaj tyre dhe koktej molotov.

Agresorët nuk kursyen as ekipin e ndërhyrjes së shpejtë të policisë, i cili u thirr për të vendosur situatën në kontroll.

Të plagosur lehtë kanë mbetur tre punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut.

Shkaqet e këtyre akteve të dhunës janë ende të paqarta, teksa një hetim ka nisur.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024