Krijimi i botës “panserbe”, Vuçeviç: Duhet të shpëtojmë vendin, Kosova një moment i ri gjeopolitik

Nga Erjon Dervishi
12 Qershor 2024, 12:27 | Ballkani

Kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviç, ka zbuluar arsyen e vërtetë që fshihet pas takimit të përfaqësuesve të faktorit serb në rajon, krijimi shtetit të dikurshëm "Panserb". Në një intervistë për median serbe, RTS, kryeministri Vuçeviç, proklamon idenë e një bote panserbe duke revokuar të kaluarën e "lavdishme" serbe në Ballkan. Vendi në qendër të vëmendjes serbe është Kosova.

Sipas shefit të qeverisë serbe, situata me Kosovën përbën një pikë kyçe për rrethanat e sotme gjeopolitike. Vuçeviç përmend Milos Obrenoviç, princin serb të mesit të shekullit të 19-të të familjes së Obrenoviçëve, me të cilin lidhet krijimi i shtetit serb dhe ideja e krijimit të dinastisë panserbe në Ballkan, për ta marrë si shembull. 

"Të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi, e shohin rastin e Kosovës si të mirë apo të keq për interesat e tyre. Një moment i ri po shfaqet në lidhje me rrethanat gjeopolitike në botë dhe ne kemi nevojë për mençurinë e Milos Obrenoviç për të shpëtuar vendin”, tha Milos.

Më tej, Vuçeviç, bën edhe një apologji për politikat e Beogradit ndaj Kosovës, pasi në veriun e Kosovës ekziston ushtria e NATO-s. Ai i kërkon popullit të Serbisë që të jetë i vetëdijshëm për këtë fakt.

“Është një zonë që është nën kontrollin e një pushteti tjetër për sa i përket monopolit të detyrimit fizik, por duhet të jemi të aftë, të guximshëm dhe të mençur për të kuptuar serbët në Kosovë dhe Metohi dhe të përsërisim shumë qartë atë që kemi në synimet tona në Kosovë dhe Kosovë janë”, shtoi ai.

Kryeministri serb flet në emër të popullit serb në Kosovë dhe t’i mbrojë ata, ashtu si dikur Obrenoviç, vartësi i të cilit, krijoi Naçertinjan, programin famëkeq për shpërnguljen totale të shqiptarëve nga Kosova.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni