Tronditet Greqia, dy tërmete në pak minuta

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 20:13 | Ballkani

Tronditet Greqia, dy tërmete në pak minuta

Një tërmet i shkallës 3.9 Rihter, i ndjekur katër minuta më vonë nga një tjetër lëkundje e shkallës 4 Rihter, ka tronditur ishullin grek të Evias mbrëmjen e sotme.

Epiqendra e tërmetit të parë është 5 kilometra në perëndim-veriperëndim të Vasilikit në një thellësi fokale 13.8 kilometra.

I dyti ishte i përqendruar 4 km në veri të Vasilikit në një thellësi fokale prej 5 km. Lëkundjet janë ndjerë thuajse në të gjithë rajonin e Atikës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni