Përgatitjet për qeverinë në Maqedoninë e Veriut, shtohet numri i ministrive

Nga A2 CNN
8 Qershor 2024, 18:32 | Ballkani

Përgatitjet për qeverinë në Maqedoninë e Veriut,

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut miratoi së fundmi ligjin për organizimin e ministrive në qeverinë e re, i cili parashikon një shtim të posteve nga 16 në 20.

Për ndryshimet e propozuara nga mandatari për kryeministër, Hristijan Mickoski, votuan edhe deputetët e opozitës shqiptare, Frontit Evropian, duke i mundësuar VMRO DPMNE-së dhe koalicionit VLEN dy të tretave të votave.

Kështu sipas këtyre ndryshimeve, nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do të formohen dy ministri, njëra për Digjitalizim dhe tjetra për Administratë.

Nga Ministria e Ekonomisë do të formohet Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ndërsa sektori i energjetikës, që funksiononte në kuadër të Ekonomisë, do të bëhet Ministri për Energjetikë dhe Miniera.

Do të ketë edhe Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, pastaj Ministri për Kulturë dhe Turizëm, si dhe Ministri për Sport.

Mandatari për kryeministër, Hristijan Mickoski deklaroi një ditë më parë se përbërjen e Qeverisë do ta paraqesë për votim në Kuvend menjëherë pas votimit të Ligjit për Organizimin e Ministrive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos