Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me eurodeputetin e sapozgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për ta uruar për zgjedhjen e tij si eurodeputet ne Parlamentin Europian. Beleri, i cili është kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, u dënua me dy vjet burg, pasi gjykata shqiptare e shpalli atë fajtor për akuzat e korrupsionit.
Çështja ka shkaktuar një incident diplomatik mes Athinës dhe Tiranës. Pas zgjedhjes së tij, Beleri publikoi një deklaratë ku falënderoi kryeministrin grek për mbështetjen e tij. “Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë atë që ai ka bërë për ne”, tha Beleri, duke shtuar se fuqia e demokracisë mund të triumfojë mbi çdo praktikë autoritare. (A2 Televizion)