Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 8%
  • Jo 92%

Kroacia ndalon biskotat e prodhuara në Serbi, kanë përbërje kancerogjene

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 08:53 | Ballkani

Kroacia ndalon biskotat e prodhuara në Serbi, kanë përbërje

Një përbërës kancerogjen është gjetur në një produkt ushqimor nga Serbia. Lajmi u bë i ditur nga Sistemi Evropian i Sinjalizimeve të Shpejtë në Tregtinë Ushqimore (RASFF).

Bëhet fjalë për biskota dhe për fat lënda e dëmshme është konstatuar nga kontrolli në kufi, ndaj kamioni i është kthyer dërguesit, raportojnë mediat e huaja.

Substanca është një ngjyrosje ushqimore e bazuar në dyoksid titani, i njohur më mirë si E171, i cili është ndaluar në Bashkimin Evropian që nga gushti i vitit të kaluar.

Komisioni Evropian vendosi për këtë, sepse dyoksidi i titanit në trup mund të shkaktojë gjenotoksicitet, dëmtim të ADN-së dhe potencialisht kancer.

Ditari A2 CNN