Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 8%
  • Jo 92%

Vuçiç i ankohet ambasadorit rus: Po na persekuton Kosova në veri

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 13:19 | Ballkani

Vuçiç i ankohet ambasadorit rus: Po na persekuton Kosova në

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, zhvilloi një takim me ambasadorin rus në Beograd, Bocan-Kharchenko, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Bruksel dhe situatën në veri të Kosovës.

Vuçiç i vuri në dukje diplomatit rus, se Serbia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke mos i kursyer kritikat për Prishtinën.

Sipas presidentit serb, autoritetet në Prishtinë vazhdojnë persekutimin ndaj popullatës serbe, në veri të Kosovës.

“Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Por autoritetet në Prishtinë vazhdojnë persekutimin e përditshëm të popullatës serbe dhe sidomos në veri të Kosovës”, shkroi Vuçiç në foton e publikuar për takimin.

 

Ditari A2 CNN