"Ndarja opsion i rrezikshëm", SHBA: Kërcënimi i Dodik shkatërron Bosnjë-Hercegovinën

Nga Erjon Dervishi
24 Maj 2024, 12:54 | Ballkani

Ndarja nga Bosnje-Hercegovina do të jetë fundi për Republikën Srpska. Kështu ka deklaruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë. Ndarja sipas saj, është një opsion i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm. Ambasada amerikane tha se ky propozim është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe "vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”.

“Këto janë interesa thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe ruajnë ato, mes tjerash, duke i mbajtur përgjegjës ata të cilët i rrezikojnë ato”, thuhet në deklaratë.

Pas rezolutës së Srebreincës në OKB, qeveria e Republikës Srpska tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t'i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore".

Ambasada amerikane akuzoi Millorad Dodikun, presidentin nacionalist të Republikës Sërpska dhe Qeverinë që ai drejton, se u përpoqën ta arsyetojnë këtë vendim bazuar në “gënjeshtra dhe dezinformata, me qëllim për ta frikësuar popullin në Republikën Sërpska, që t’i mbështesin ata në këtë rrugë të rrezikshme”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani