Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Vuçiç takon nesër ndërkombëtarët, në tryezë anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe avancimi në NATO

Nga Xhevahir Qardaku
26 Mars 2024, 20:14 | Ballkani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohet nesër me ambasadorët e QUINT, përkatësisht Amerikës, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.

Mediat në Beograd shkruajnë se në tryezë pritet të jenë këto tema: kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe anëtarësimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Presidenca e Serbisë njofton se në takim do të jetë edhe shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Beograd.

Sinjalizohet se Vuçiç do t’i përdorë anëtarësimet e Kosovës si pretekst për të bllokuar procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli. “Do të jetë një mundësi që kreu i shtetit t'ua përcjellë pikëpamjet tona për çështjet e përmendura përfaqësuesve diplomatikë të Perëndimit”, raporton Novosti. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli