Atentat çiftit të mjekëve në Itali, vdes gruaja, mister shkaqet

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 10:48 | Bota

Atentat çiftit të mjekëve në Itali, vdes gruaja, mister

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Reggio Calabria në Itali, ku një mjeke 67-vjeçare u vra në pritë me armë zjarri. Mediat italiane raportojnë se doktoresha ishte në detyrë roje mjekësore në spitalin Santa Cristina në Aspromonte, në Reggino. Ajo po kthehej me makinë pasi kishte përfunduar turnin, së bashku me bashkëshortin e saj 66-vjeçar Antonio Napoli, gjithashtu mjek, i cili mbeti i plagosur.

Sipas hetimeve paraprake, dy persona të fshehur në tokën përreth qëlluan në drejtim të makinës pranë një kthese të fortë në rrugën që lidh Santa Cristina-n me Taurianova. Për pasojë gruaja ka mbetur e vdekur ndërsa bashkëshorti i saj është plagosur në krah.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe hetuesit nga Reggio Calabria, të cilët kanë kryer hetimet e para dhe po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes për të cilën është hapur hetimi nga Prokuroria Publike e Palmit.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë kontekstin në të cilin ka ndodhur krimi. Nga hetimet e para është përjashtuar hipoteza e një ngjarjeje të lidhur me krimin e organizuar, por hetimet janë vetëm në fillim.

 

A2 CNN Livestream

A2 Business